Marku i përgjigjet Ramës: Shan, shfryn, i çakërdisur…

Shqipëria

Marku i përgjigjet Ramës: Shan, shfryn, i çakërdisur…

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:12
Mark Marku

Pedagogu Mark Marku, njëherësh drejtues i listës së kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike  në qarkun e Lezhës, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ”ministrin e arsimit KÇK” që propozon opozita.

Marku thotë se rruga më e mirë për t’u përballur me Ramën është që të mos i përgjigjesh fare, pasi ai nuk ka asnjë alternativë për t’iu prezantuar shqiptarëve.

Sipas tij Rama do të shporret në 25 Prill nga jeta e të gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë i Markut:

Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.

Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve. Nuk kemi kohë për të humbur me të.

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.

Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat