Dekriminalizimi nis verifikimin për Bojken Abazin e Pal Shkambin

Shqipëria

Dekriminalizimi nis verifikimin për Bojken Abazin e Pal Shkambin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:47
Bojken Abazi

Pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin për dy kandidatët e pavarur në zgjedhje, Bojken Abazi dhe Pal Shkambi.

Ndërsa për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezeart Tusha, të akuzuar nga socialistët ende s`ka një verifikim.

Kujtojmë se Shkambi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.

Kurse, për Tushën,  Partia Demokratike, përmes një kërkese të depozituar kërkon një skanim më të thellë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat