Rakacolli flet për rastet e vaksinimit me AstraZeneca në Shqipëri, a ka pasur raste me mpiksje gjaku dhe trombozë

Shqipëria

Rakacolli flet për rastet e vaksinimit me AstraZeneca në Shqipëri, a ka pasur raste me mpiksje gjaku dhe trombozë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:23
Mira Rakacolli

Pas pezullimit që po i bëhet vaksinimit me AstraZeneca në shumë shtete të botës zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar situatën duke thënë se EMA dhe OBSH kanë reaguar duke i nxjerrë në pah më shumë efektet pozitive sesa rreziqet.

Ministrja tha se deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast me mpiksje gjaku apo trombozë.

“A shkakton trombozë është enigmë, nuk është thënë plotësisht, deri tani është thënë që ngjarjet trombotike nuk kanë ndodhur si efekt anësor i vaksinës. Kanë ndodhur pak raste dhe është numër shumë i vogël për të thënë se përbën rrezik.

Trombozat ndodhin edhe pa bërë vaksinën. Vaksina nuk të mbon nga sëmundjet e tjera, ndaj ehe nëse nuk do e kishin bërë vaksinën mund të pësonin trombozë. Nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur raste trombotike pas vaksinimit me AstraZeneca.” u shpreh Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat