Përplasja e Metës tek FRD dhe sherri në Elbasan, Artan Hoxha: Turp, mesazh Veliajt dhe Ramës

Shqipëria

Përplasja e Metës tek FRD dhe sherri në Elbasan, Artan Hoxha: Turp, mesazh Veliajt dhe Ramës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:19
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i cili ka komentuar zhvillimet e fundit e fundit politike në vendin tonë.

Hoxha është ndalur tek përplasja fizike që kishte Presidenti Ilir Meta me policinë bashkiake ku i kërkohej subjektit politik FRD që të lironte zyrat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me pretendimin se kishte përfunduar kontrata.

Hoxha e ka cilësuar si një veprim jo të duhur ndërhyrjen e Metës, ndërsa ka shtuar se ky i fundit me këtë përplasje ka dashur që të japë një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

“Nuk është pakt i heshtur. Por është pak mos sulmimi. Pra secila nga palët që mbledhin vota dhe sigurojnë paprekshmërinë e zonave dhe që ruajnë zyrat. Besoj keni pyetur sa zona janë prekur se atë ditë u shkel pakti. Situata del jashtë kontrolli dhe prit pasoja. Java kulmoi me disa ngjarje. Nisur nga efekti që shkaktoi Presidenti dhe më pa kryeministri dhe kandidati për kryeministër. Asnjë nuk u kujdes për imazhin e institucioneve shqiptar. Është prishur pakti lart. Nëse shohim Presidentin me nja 10 burra i futet një polici bashkiak është e turpshme. Një punonjës bashkie dhe ti lëshohen këta burra se ka qenë shtangist dhe një lukuni që ne po dhunojmë mazhorancën se ky ishte mesazhi. Meta vjen i qeshur por aty brenda aktroi. Vjen kot vërdall. Po sikur ai punonjës bashkie të kishte armë dhe ti ikte truri.”

“Shefi i eskortës së Presidenti e ruan nga jashtë por edhe nga brenda. Shefi i eskortës duhet ta kapte dhe ta fuste në makinë. Presidenti tha se hyra për të zgjidhur sherrin por është e kundërta. Ai çoi një mesazh Erion Veliajt dhe Edi Ramën duke thënë se unë jam këtu dhe nuk do lejoj që të përballeni me njerëzit e mijë. Dhe unë do dilja ti bija Erjon Veliajt por jo policit. Sepse prandaj i rrahu ushtarin. Ore dili Erjon Veliajt dhe jo punonjësit. Dal edhe unë” ka thënë Artan Hoxha.

“Është një veprim tendencioz i Bashkisë. Por presidenti duhet të dilte dhe te pengonte bashkinë por jo për të rrahur policët.” ka thënë gazetari Artan Hoxha.  

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha është ndalur edhe tek përplasja mes militantëve të PD-së dhe të PS-së Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit. Sipas Hoxhës deri më atë ditë mes palëve ka pasur një pakt për të mos sulmuar njëri tjetrin por pas këtij incidenti Hoxha shton se gjërat kanë ndryshuar.

“Ditën e diel u është dhunë urdhër që do vijnë edhe të opozitës. 6 minuta prapa ka ardhur Edi Rama dhe makinat janë 10 minuta larg. S’ka ndodh asgjë por është skema në kthim. Kur po ktheheshin në shëtitore. Ka një pakt. Se deri më dje nuk ka pasur fërkim mes mbështetësve të PS dhe të fortëve me njëri tjetrin. Por ka qenë LSI. Ata e dinë se ca po heqin. Po e masakrojnë. Ajo zonja të dali të thotë se kush ja trysnin kandidatët. Mes atyre dhe këtyre ka qenë situatë e qetë. Por sapo u prish kjo gjërat ndryshuar. Pastaj në Tiranë dolën duke treguar banditët. Por ka nga dy palët. Edhe qëndrimi i opozitës i fuste në rreth si organizatë e krimit të organizuar por cilit krim. Por kur i ke arrestuar dhe kanë dalë të lirë si i mban”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat