“Votën e kërkoj me dinjitet e krenari”, Maliqi: Berati im me njeh si politikan, si njeri, si drejtues vendor

Shqipëria

“Votën e kërkoj me dinjitet e krenari”, Maliqi: Berati im me njeh si politikan, si njeri, si drejtues vendor

Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:05
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi, i shtati në listën e LSI në qarkun e Beratit, vijon të jetë shumë aktiv me takimet në terren por edhe në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi shprehet se fitorja e opozitës do të nisë në Berat për të vijuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet votuar më 25 prill.

“Berati im me njeh si politikan, si njeri, por mbi të gjitha për shërbimin e drejtëpërdrejtë si drejtues vendor. Them këtë te fundit, pasi investimet dhe punët e bëra janë edhe sot gjurmë e fortë që ju bën juve të më besoni mua më shumë se kujtdo tjetër në listat e 25 Prillit, dhe këtë e them pa modesti, sepse ma dëshmoni ju çdo ditë në takime”, shkruan ndër të tjera Maliqi.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun Berat! Jemi ne kohe fushate, edhe pse jo zyrtarisht. Dhe apelet tona jane per te gjithe ju qe kerkoni ndryshimin me 25 Prill. Kur kerkojme voten tuaj, bazohemi ne deshmite qe koha nuk i fshin edhe pse kalojne vite.

Berati im me njeh si politikan, si njeri, por mbi te gjitha per sherbimin e drejteperdrejte si drejtues vendor. Them kete te fundit, pasi investimet dhe punet e bera jane edhe sot gjurme e forte qe ju ben juve te me besoni mua me shume se kujtdo tjeter ne listat e 25 Prillit, dhe kete e them pa modesti, sepse ma deshmoni ju cdo dite ne takime.

Ndaj dhe voten, juve, qytetareve te mi, jua kerkoj me dinjitet dhe krenari, sigurisht edhe me deshiren dhe vullnetin per t’ju sherbyer edhe me shume se dikur.

Koha per ndryshim! Fitorja nis me LSI-ne dhe Opoziten e Bashkuar ne Berat dhe shtrihet ne te gjithe Shqiperine, per te ardhmen e shqiptareve! Votoni LSI/ Votoni nr. 7/ Shqiperia, Shtepia Juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat