Masakroi bashkëshorten shtatzënë, gjendet i pajetë në fushën e grumbullimit të plehrave 29-vjeçari

Shqipëria

Masakroi bashkëshorten shtatzënë, gjendet i pajetë në fushën e grumbullimit të plehrave 29-vjeçari

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Fier, në fshatin Sheq, pranë fushës së grumbullimit të plehrave.

Dyshimet janë se personi që është gjetur i vdekur është Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij shtatzënë, Irvana Medinaj

Njoftimi i policise

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat