'Kandidati i PS në gjendje të rëndë pasi bëri vaksinën AstraZeneca'

Shqipëria

'Kandidati i PS në gjendje të rëndë pasi bëri vaksinën AstraZeneca'

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Kandidati i Partisë Socialiste në Dibër, Melaim Damzi, është dërguar me helikopter urgjent në QSUT, pasi ka bërë vaksinën AstraZeneca. Asnjë burim zyrtar nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për të vërtetën, por qytetarët që po e ndjekin fushatën e tij dëshmojnë se shëndeti i Damzit është rrezikuar pikërisht nga vaksina AstraZeneca, të cilën po e pezullojnë njerën pas tjetrës shtetet europiane, por jo Shqipëria.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik, dëshmitë e banorëve të Bulqizës për këtë rast flagrant që sipas tij, po mbahet fshehur nga Partia Socialiste dhe institucionet qeveritare.

“Ndërlikime serioze nga AstraZeneca në Shqipëri, - shkroi Berisha në Fb. - Edvini urdhëron fshehjen e tyre. Kandidati për deputet i narkopartisë transportohet urgjent nga Bulqiza në Tiranë! – dhe shton edhe një dëshmi tjetër: “Pesë mësues nga një shkollë nuk dalin në punë të nesërmen e vaksinimit. Lexoni denoncimet e mediave dhe qytetarëve dixhitalë.”

Mirëmbrëma dr.Sali Berisha. Së pari uroj të jeni mirë me shëndet.

Doja të informoja se sot ish-Kryetari i bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi dhe sot kandidat për deputet në partinë e narkobanditit është dërguar me helikopter në Tiranë, pasi ka marrë vaksinën AstraZeneca, gjendja e tij është përkeqësuar dhe është dërguar me helikopter në QSUT. Kjo ngjarje nuk është raportuar nga asnjë media përveç se "Mat TV". /Anonim të lutem.

Përshëndetje.

5 mësuese të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës nuk janë paraqitur sot në punë pas vaksinimit të djeshëm me AstraZeneca pasi kanë pasur probleme, kryesisht temperaturë mbi 38 gradë. I sigurtë, nga nusja ime mësuese në këtë shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat