OBSH: Shqetësues numri i lartë i vdekjeve në Shqipëri

Shqipëria

OBSH: Shqetësues numri i lartë i vdekjeve në Shqipëri

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

OBSH deklaron se numri i vdekjeve dhe përhapja e virusit COVID 19 në Shqipëri mbeten në nivele shqetësuese.

Zyrtarët e lartë të OBSH-së deklaruan se autoritetet duhet të marrin masa për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit. Sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama se lajmet bllokimi i AstraZenecas kanë lidhje me një luftë tregtare, OBSH e përgënjeshtron duke deklaruar se e vetmja luftë sot është me virusin.

OBSH ngre shqetësimin se numri i vdekjeve por edhe infektimeve të reja është shqetësues në Shqipëri. Gjatë një konferencë për shtyp, zyrtarët e lartë të OBSH i janë përgjigjur pyetjeve duke ngritur shqetësimin për numrin e lartë të fataliteteve në vendin tonë, por edhe niveli i lartë i përhapjes.

‘Në një përshkrim të shkurtër sa i përket situatës në Shqipëri, aktualisht kemi një panoramë të miksuar.

Niveli i transmetimit mbetet i lartë, rastet pozitive mbeten të larta, çka do të thotë se ka ende shumë virus në qarkullim. Lajm i mirë është se niveli i transmetueshmërise ka rënë, por numri i vdekjeve mbetet i lartë, çka do të thotë se ky numër duhet të ulet.

Duhet të ulet numri i rasteve, dhe kjo duhet të arrihet duke shmangur kontaktet fizike, duke minimizuar prezencën në vende të mbipopulluara.

Të gjithë jemi të lodhur nga kjo pandemi, ka shumë frustrim, lodhje por ka edhe shumë shpresa që vinë nga shpërndarja e vaksinave’, janë shprehur zyrtarët e OBSH-së.

Masat e marra nga më shumë se 20 shtete të BE-së dhe lajmeve për efektet anësore të vaksinës, kryeministri Edi Rama i cilësoi se një luftë tregtare.

Në konferencën virtuale me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për rajonin e Evropës, syri pyeti zyrtarët e lartë nëse e gjithë kjo tymnajë është një luftë siç deklaron kryeministri Edi Rama, por për ekspertët e OBSH-së, një gjë e till nuk qëndron pasi të gjitha shtetet, e kompanitë farmaceutike kanë sot vetëm një luftë, atë me virusin e COVID 19.

Pyetje Mariela Shkurt: Pak më parë, gjatë administratës Trump, ne përjetuam një luftë tregtare midis SHBA dhe Kinës, ndoshta edhe me BE. A po përjetojmë të njëjtën gjë tani? Këtë herë me industrinë farmaceutike se kush mund të dominojë tregun e vaksinave? Dhe me këtë do të doja të kujtoja garën për një vaksinë Covid 19.

Përgjigje: Doktor Sidhartha

Në këtë fazë, kërkesa për vaksina apo numri I dozave që ne kemi në dispozicion, nuk përmbush nevojat për ti dhënë përfitimin e këtyre vaksinave popullatës së gjerë.

Sa më shumë vaksina të kemi në horizont, aq më mirë është për ne. ndërsa kërkesa për vaksina rritet, furnizimi me vaksina gjithashtu do të rritet, kjo edhe falë bashkëpunimit me kompanitë farmaceutike, me të cilat OBSH dhe GAVI janë duke punuar përmes platformës së COVAX. 

Sa i takon garës, kjo nuk besoj se eshte një garë mes vendesh. Të gjithë vendet, përfshirë partnerët janë duke luftuar për një garë që është kundër virusit. 

Sa i përket përdorimit të AstraZenecës, zyrtarët e lartë të OBSH-së u shprehën se deri më tani rezultatet tregojnë që injektimi i saj ka qenë efikas dhe ka më tepër rezultate se sa pasojat e efekteve anësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat