“Nuk janë zgjedhje mes Ramës e Bashës”, Teliti: Më 25 Prill ndahet shapi nga sheqeri

Shqipëria

“Nuk janë zgjedhje mes Ramës e Bashës”, Teliti: Më 25 Prill ndahet shapi nga sheqeri

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:02
Dorian Teliti

Shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti iu rikthyer edhe një herë programit ekonomik të selisë blu.

I pyetur se cili është fokusi kryesor i këtij programi, zyrtari i PD u shpreh se:

“Fokusi kryesor i angazhimeve të Partisë Demokratike dhe kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha janë të qarta dhe të thjeshta: dhënia përgjigje e sfidave aktuale, akute që po kalojmë të gjithë ne, qytetarët shqiptarë. Jemi sot 5 javë para datës 25 Prill, datës së zgjedhjeve. Nuk flitet këtu për zgjidhje midis Ramës dhe Bashës por këto janë zgjedhje për të ardhmen tënde Matilda, të familjarëve të tu, të të afërmve të tu, të të gjithë shqiptarëve dhe gjithë familjeve shqiptare.

Këto nuk janë zgjedhje midis Ramës dhe Bashës por është një zgjidhje e qartë a duam apo jo të vazhdojë ky migrim i të rinjve? Nuk janë zgjedhje midis Ramës dhe Bashës. Këto janë zgjedhje midis falimentimit të biznesit dhe rigjallërimit të ekonomisë.

Që të jemi të qartë dhe të thjeshtë. Zgjedhjet e ardhshme ndajnë shapin nga sheqeri. Nga kjo ekonomi e rrënuar që na kanë zhytur politikat e Edi Ramës dhe ministrave të tij në një vizion të ri, frymëmarrje të re, një kapitull të ri që duhet ta hapim të gjithë ne, bashkarisht, me votën e tij më 25 Prill për ti dhënë Shqipërisë në normalitet.“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat