Trishtim! Fadroma hedh në tokë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Shqipëria

Trishtim! Fadroma hedh në tokë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:54
Fadroma hedh në tokë maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncoi shembjen e fasadës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’.

Duke publikuar videon e realizuar para godinës, arkitektja Doriana Musai thotë se projektues është Instituti i Ndërtimit, ndërkohë po kryen punime në një godinë e cila konsiderohet Monument Kulture e Kategorisë së Dytë qe prej 2007.

Sipas ligjit në të nuk duhet të ndërhyhet pasi është në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës.

Nga pamjet e publikuara duke se një pjesë e fasadës është shembur.  

Reagimet në faqen në facebook të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kanë qenë të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat