Mjeku epidemiolog jep lajmin e mirë për variantet e reja të Koronavirusit

Shqipëria

Mjeku epidemiolog jep lajmin e mirë për variantet e reja të Koronavirusit

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:55
Ilir Alimehmeti,

Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog, ka ndarë një lajm të mire në llogarinë e tij në Facebook, ku bëhet fjalë për një studim amerikan në lidhje me riinfektimet e personave nga mutacionet e COVID.

Sipas studimit, Alimehmeti tregon se variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.

Epidemiologu thotë se kush ka kaluar COVID nuk duhet të shqetësohet nga variantet e reja, por gjithnjë duhet të respektojë masat dhe të bëjnë vaksinën sapo t’u jepet mundësia.

Postimi i plote

“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.

Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:

gjaku i pacientëve të sëmur  gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe  gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.

Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:  variantin e Wuhanit  variantin D614G (klasik)  variantin Britanik dhe variantin Kalifornian.

Pra, miqtë e mi:

Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.

Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi”, shkruan Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat