Pas Elbasanit, incidente edhe në Fier, dëmtohen me gur xhamat e dy subjekteve politike

Shqipëria

Pas Elbasanit, incidente edhe në Fier, dëmtohen me gur xhamat e dy subjekteve politike

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Pas Elbasanit, tensionet politike janë zhvendosur në qytetin e Fierit.

Policia njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat