Ish-ministrja e LSI: Prishja e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” të vret në zemër

Shqipëria

Ish-ministrja e LSI: Prishja e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” të vret në zemër

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:07
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në “Facebook” se prishja e ndërtesës së Maternitetit Mbretëresha Geraldinë të vret në zemër si qytetar i Tiranës.

Sipas ish-ministres së LSI, janë me dhjetëra mijëra kujtime të lumtura që lidhen me atë ndertese dhe prishja e saj është një sjellje autoritare që duhet të marrë fund.

Reagimi i Gjoshës:

Prishja papritur e ndërtesës historike së Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, të vret në zemër si qytetar i Tiranës, e aq më tepër si nënë.
Janë me dhjetëra mijëra kujtime të lumtura që lidhen me atë ndertese. Papritmas të gjitha këto fshihen befasisht. Cohesh një mëngjes dhe nuk gjen me asgjë që të lidh me të kaluarën, me kujtimet, me qytetin.

Çfarëdolloj justifikimi që mund të parashtrohet është i papranueshëm. Minimimumi për vepra të trashëgimisë kulturore duhej ndërmarrë dhe mendimi i komunitetit. Por askush nga komuniteti nuk ka asnjë informacion se cfarë do të ndodhë me lagjen e tij, me qytetin e tij. Çohen nga gjumi dhe çdo mëngjes shohin një pjesë të kujtimeve dhe identitetit të tyre të humbasë. Sjellje totalisht autoritare që duhet të marrë fund.

Mirë që po na dhunojnë e vjedhin të tashmen, por po na vjedhin e dhunojnë dhe të kaluarën!
Për të mos i lënë të na vjedhin dhe të ardhmen, në 25 Prill duhet t’i largojmë nga pushteti me votë!
#Voto6LSI
#Voto04 #klajdagjosha
#25Prill #shqipëriashtëpiajuaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat