Drejtuesi i fushatës së PD takon dy artistët e mëdhenj shqiptar, Osman Mula tregon si nuk ja firmos Rama pensionin

Shqipëria

Drejtuesi i fushatës së PD takon dy artistët e mëdhenj shqiptar, Osman Mula tregon si nuk ja firmos Rama pensionin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:09
Foto nga takimi

Alfred Rushaj në bisedë me dy personalitetet e mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin

Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë, Alfred Rushaj, gjatë një takimi me dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin, dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre.

Një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës ishte mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë.

Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional.”, tha Mula.

Mula rrëfeu edhe përvojën e vet, teksa tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat