Revoltohen dy artistët e mëdhenj, Osman Mula: Fatkeqësi, Rama s’më firmos pensionin e veçantë vetëm se…

Shqipëria

Revoltohen dy artistët e mëdhenj, Osman Mula: Fatkeqësi, Rama s’më firmos pensionin e veçantë vetëm se…

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:14
Osman Mula

Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë, Alfred Rushaj, ditën e sotme zhvilloi një takimi me dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin. Gjatë takimit ai dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre.

Ndërkohë një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës ishte mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë.

Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional.”, tha Mula.

Mula rrëfeu edhe përvojën e vet, teksa tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat