Rruga e Qafështamës e harruar, degradimi i infrastrukturës ‘zhduk’ turistët

Shqipëria

Rruga e Qafështamës e harruar, degradimi i infrastrukturës ‘zhduk’ turistët

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ky aks duket sikur të çon drejt një fshati të largët, por në fakt nuk është kështu pasi vetëm përmes mund të shkosh në parkun Turistik të Qafështamës në Krujë.

Në rrugën një kalimshe, janë krijuar të çara dhe devijimi në asfalt.
Gurë të mëdhenj kanë rënë buzë aksit.

Të gjitha këto problematika e bëjnë të vështirë qarkullimin dhe madje të rrezikshëm.

Drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar  dhe  apelojnë institucionet që të ndërhyjnë.

“Rruga është shumë e vështirë dhe shtetit i bëjmë thirrje që të vendosë dorë, sepse është një fshat turistik i Parkut Kombëtar të Qafështamës që vizitohet nga shumë njerëz.”

Parku Kombëtar i Qafështamës është një ndër zonat më të bukura, disa kilometra nga Kruja, por degradimi i rrugës bën që turistët ta mendojnë seriozisht shkuarjen aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat