Arrestimi i Albert Zajës, policia jep detaje: Tentoi të fshehë në baltë pistoletën dhe të arratisej

Shqipëria

Arrestimi i Albert Zajës, policia jep detaje: Tentoi të fshehë në baltë pistoletën dhe të arratisej

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:56
Foto

Policia e Shtetit jep detaje nga arrestimi i 37-vjeçarit Albert Zaja, një prej të akuzuarve për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në Fier më[ 1 Shkurt 2021.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit Zaja mbante me vete një armë tip pistoletë ndërsa sapo ka parë se është rrethuar nga forcat e rendit ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur.

Policia shton se, vijon operacioni edhe për kapjen e tre personave të tjerë, të akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Kujtojmë se bëhet fjalë për shtetasit: Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Operacioni vijon për kapjen e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat