Mediu: Rama qëllimisht krijoi eksodin më të madh, tani duhet larguar ai

Shqipëria

Mediu: Rama qëllimisht krijoi eksodin më të madh, tani duhet larguar ai

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:40
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me banorë dhe biznesmenë të njësisë administrative numër 7 dhe ka akuzuar qeverinë që ka lënë në mëshirë të fatit, pa mbështetje invalidët.

Mediu takoi edhe koordinatorët e qarkut të kësaj njësie dhe tha “Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e ketij vendi, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar mundësinë e punësimit dhe ka krijuar eksodin më të madh të shqiptarëve në mënyrë të qëllishme, largimin e të rinjve dhe të rejave.

Duhet patjetër që në këtë mungesë shprese dhe besimi ne të jemi mesazhierët e shpresës dhe të besimit.”

Mediu i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit një detyrë qytetare për t’iu bashkuar rrugës së Shqipërisë europiane dhe shpresës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat