Nga shitja e kromit te licensa e HEC, pasuria e gjyqtarit Bari Shyti në Veting

Shqipëria

Nga shitja e kromit te licensa e HEC, pasuria e gjyqtarit Bari Shyti në Veting

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Bari Shyti, gjyqtari i Apelit Administrativ në Tiranë, do ballafaqohet këtë të martë me gjetjet e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit në tre kriteret, pasuror, profesional dhe atë për integritetin e figurës.

Shyti, hyn në kategorinë e gjyqtarëve të pasur, pasi ka të dhëna të arsyeshme, se qëndron prapa një kompanie kromi që vepron në Bulqizë dhe një hidroçentrali “HEC Shytaj” që ndodhet në Bulqizë.

Kjo kompani kromi mban emrin “ERIM SH.P.K”, dhe sipas dukumentave zotërohet nga 100 për qind të aksioneve, nga vëllai i gjyqtarit administrativ të Apelit, Bari Shyti, shtetasi Islam Shyti.

Nga verifikimet e kryera rezulton se firma “ERIM SH.P.K”, zotëron leje minerare për shfrytëzimin e kromit në galeritë nr.3, 4 dhe 7, vendburime këto që ndodhen në zonën e Kodër Lerë në Bulqizë.

Në fakt emri i gjyqtarit Shyti, nuk del në asnjë dokument si pronar i kësaj kompanie. Por ai në një deklaratë pasurie të vitit 2008, ka pranuar se ka lidhje me shitjen e kromit nga kjo kompani. “…në vitin 2008 gjyqtari Shyti deklaron se ka përfituar 21.000 dollarë nga mbledhja dhe shitja e 60 ton mineral krom në periudhën maj – qershor 2008 në stokun e kompanisë “ERIM”…”-.

Ndër të tjera në këtë dokument të siguruar nga “Ora News”, ka dyshime të forta se gjyqtari Bari Shyti, është aksioner në ndërtimin e hidroçentralit “HEC Shytaj” në Bulqizë. Kjo pasi kompania “ERIM SH.P.K” që zotërohet ngë vëllai i tij Islam Shyti, është bashkë-aksionere në këtë hidroçentral me kompanitë e tjera si “ARKEV SH.P.K” dhe “ÇUPI GROUP SH.P.K”.

Njëherësh Bari shyti, njihet si gjyqtar që i shërben politikës dhe segmenteve të caktuara të bashkisë së Tiranës dhe më konkretisht kryebashkiakut Erion Veliaj. Bari Shyti, është gjyqtari që rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile, e cila kundërshtonte vendimin e Bashkisë së Tiranës dhje Entit Rregullator të Furnizimit me ujë, për ndryshimin e tarifave mujore të ujit të pishëm për banorët e Tiranës.

Bari Shyti, në 24 dhjetor 2018 rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile, duke lënë në fuqi rregullat dhe tarifat e reja të ujit të pijshëm të vendosura nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat