Mediu: Ka një dëshpërim shumë të madh të shqiptarëve në raport me qeverinë. Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet

Shqipëria

Mediu: Ka një dëshpërim shumë të madh të shqiptarëve në raport me qeverinë. Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:46
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar takimet me bizneset dhe qytetarët në Tiranë.

Ai ishte në njësinë 7 në kryeqytet, zonë ku lexoi zhgënjim të qytetarëve ndaj qeverisë së Ramës, që e akuzoi për tentative për të manipuluar zgjedhjet.

“Ka një dëshpërim shumë të madh të shqiptarëve në raport me qeverinë. Edi Rama ka shkatërruar çdo element të shtetit, nuk ka barazi përballë ligjit, nuk ka institucione funksionale, nuk ka institucione që i shërbejnë qytetarëve, por kemi një strukturë tërësisht kriminale, të korruptuar, e cila po kërkon që të korruptojë dhe të manipulojë edhe zgjedhjet”, tha ai.

Në funksion të shkatërrimit të zgjedhjeve, Mediu thotë se Rama po largon mijëra shqiptarë nga vendi.

“Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e këtij vendi, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar mundësinë e punësimit, dhe ka krijuar eksodin më masiv të shqiptarëve, në mënyrë të qëllimshme, largimin e të rinjve dhe të rejave, profesionistëve nga ky vend, në mënyrë që t`a kontrollojë shoqërinë shqiptare dhe të kontrollojë dhe proceset zgjedhore, të mbajë pushtetin për qëllime të tij korruptive”, shtoi më tej ai.

Mediu, i cili është i 7 në koalicionin e PD, theksoi se është detyrë e opozitës të bind çdo shqiptar për të votuar më 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat