Fatmir Xhafaj flet për Reformën në Drejtësi: Nuk ka për të dështuar!

Shqipëria

Fatmir Xhafaj flet për Reformën në Drejtësi: Nuk ka për të dështuar!

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:48
Fatmir Xhafaj

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj thotë se është shokuar nga fakti, që në sistemin e drejtësisë kishte kaq shumë njerëz, të përlyer me afera kriminale.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Xhafaj thekson se reforma në drejtësi nuk ka shans që të dështojë.

“Ambasadorët kryesisht flasim për zhvillimet e pritshme të reformës në drejtësi. Ambasadorët kanë ardhur në periudhën e implementimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ka për të dështuar asnjëherë. Para reformës në drejtësi, ne jemi një republikë e cunguar. Republika jonë nuk ka qenë në bilancin e kontrollin mes tre pushteteve, por ka pasur një pushtet ose maksimumi dy. Tani që po krijohet republika, thuhet dështim.

Me reformën në drejtësi po bëhemi Republikë normale. Drejtësia shitej dhe blihej. Reforma në drejtësi do të zhbëjë për ata njerëz që kanë shkatërruar drejtësinë. Nuk ka shans që ta kapë as Rama, askush tjetër. Deri dje, drejtësinë e kontrollonte politika. Është i vetmi vend ku politika “fut pak duart” është Gjykata Kushtetuese. Prokuroria sot nuk është më një sistem i centralizuar. Në shumë institucione ndërhynte politika, ndërsa tani shumë organe nuk varen politikisht. Ky proces perfekt nuk është, por askush nuk e kishte menduar se sistemi është kaq i inkriminuar”, tha Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat