“Pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve”- Presidenti Meta: Qytetarët do vendosin vetë mbi…

Shqipëria

“Pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve”- Presidenti Meta: Qytetarët do vendosin vetë mbi…

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:57
Ilir Meta

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar për punimet që kanë nisur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë’’ në kryeqytet, duke thënë se rikonstruksioni i kësaj godine historike është një “ndërhyrje brutale”.

Meta thotë se nëse pushteti ndërrohet në 25 prill, shqiptarët, përmes referendumeve do të kenë të drejtë “të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik”.

“Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik”, shkruan Meta teksa ka shpërndarë dhe reagimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTE

Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.

Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik. ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat