Pedagogët pranojnë vaksinat/ Elbasan, 90% e stafit akademik kanë pranuar që të vaksinohen

Shqipëria

Pedagogët pranojnë vaksinat/ Elbasan, 90% e stafit akademik kanë pranuar që të vaksinohen

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Ka nisur sot vaksinimi i stafit pedagogjik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit.

Dy fakultete janë duke u vaksinuar sot, ndërsa duket se procesi po ecën me ritme të shpejta.

Nga informacionet që Top Channel ka nga rektorati i këtij universiteti rreth 90% e stafit ka pranuar të vaksinohet.

Duket se ndërgjegjësimi është më i madh në radhët e pedagogëve në lidhje me vaksinën Astra Zeneca, por edhe fakti që një pjesë e madhe e mësuesve e kanë bërë vaksinën tashmë dhe nuk kanë shfaqur problemetika të dukshme, kjo ka rritur siguritë në radhët e personave të tjerë që duan të vaksinohen.

Kontigjenti i vaksinave të ardhura është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë nevojat e stafit pedagogjik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.

Ndërkohë që paralelisht po vijon edhe vaksinimi i mësuesve, një pjesë e madhe e atyre që kishin refuzuar fillimisht tashmë kanë pranuar të vaksinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat