Plagoset minatori 31 vjeçar në galeritë e Bulqizës

Shqipëria

Plagoset minatori 31 vjeçar në galeritë e Bulqizës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një minator 31-vjeçar u plagos këtë të mërkurë në minierën e Bulqizës. Ai ishte duke punuar në një nga galeritë e kromit kur u aksidentua.

Minatori me detyrë fadromistu  transportua me helikopter në gjendje të rëndë drejt spitalit të traumës në kryeqytet.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet.

Gjatë javëve të fundit në galeritë e bulqizës janë regjistruar 3 aksidente të tjera, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen e një minatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat