Gent Sejko: Pandemia ka ndikuar në rënien e punësimeve

Shqipëria

Gent Sejko: Pandemia ka ndikuar në rënien e punësimeve

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:07
Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për shtyp ka folur për ecurinë ekonomike të vendit.

Sipas Sejkos, aktiviteti ekonomik i Shqipërisë do të vijojë normalizimin brenda dy viteve.

Ai shton se, ecuria e prodhimit të brendshëm bruto është ndikuar nga luhatja e çmimeve ushqimore.

Sejko, foli ndikimin negative të pandemisë, si një burim negativ e cila në tremujorin e katërt ka pësuar rënie, duke komentuar përmirësimin e importeve dhe eksporteve.

“Aktiviteti ekonomik drejt përmirësimit, ai do të normalizohet përgjatë dy viteve. Ecuria e prodhimit të brendshëm bruto u ndikua nga luhatja e çmimeve ushqimore. Zhvillimi i impoorteve dhe eksproteve ka treguar rritje dhe përmirësim të ekonomisë. Pandemia ka ndikuar si një burim negativ në fund të vitit të shkuar për punësimit, ka pësuar rënie  në tremujorin e katërt”, tha Sejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat