“Shqiptarët nuk janë kavje për eksperiment”, Vasili: Vaksina kineze e pacertifikuar dhe 50% efikase

Shqipëria

“Shqiptarët nuk janë kavje për eksperiment”, Vasili: Vaksina kineze e pacertifikuar dhe 50% efikase

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:25
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, nuk është aq entuziast sa kryeministri Rama për sigurimin e vaksinës kineze. Në një postim në facebook, Vasili e konsideron një eksperiment të rrezikshëm me qytetarët për sa kohë kjo vaksinë nuk është certifikuar as nga EMA dhe as FDA.

Me vetëm 50% efikasitet që ofron kjo vaksinë, Vasili thotë se gjysma e shqiptarëve mbeten sërish njëlloj të pambrojtur nga Covid.

Vasili: Vaksinat kineze per shqiptaret, pa asnje siguri te certifikuar, eksperiment shume i rrezikshem per shqiptaret??Vaksinat kineze ofrojne vetem rreth 50% efikasitet.Vaksinat kineze nuk jane certifikuar nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave).Vaksinat kineze nuk jane certifikuar as nga FDA (Food and Drug Administration) i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Vaksina kineze pas fillimit te aplikimit ne Brazil u bllokua.

Perse shqiptaret duhet te marrin vaksina te pasigurta?Me vetem 50% efikasitet, do te thote nje eksperiment i rrezikshem, ku gjysma e shqiptareve do te mbeten njelloj te pambrojtur dhe ekstremisht te rrezikuar nga COVID.Shqiptaret nuk jane kavje per eksperimente.A e di Edi Rama, qe te gjitha pergjegjesite e lojrave te tij politike me shendetin e shqiptareve bien vetem mbi te?

Shendeti i Shqiptareve nuk mund te behet pre e histerise elektorale per pushtet te Edi Rames. Show me vaksinat eshte shfaqje ç’njerezore e Edi Rames ne dem te shendetit te shqiptareve. Shihni ne FOTO me poshte se ku radhitet Vaksina Kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat