Bozo e Çomo: Votoni PS-në, sepse ka njerëz të punës, ka vizionin për të rilindur Shqipërinë në mandatin 3

Shqipëria

Bozo e Çomo: Votoni PS-në, sepse ka njerëz të punës, ka vizionin për të rilindur Shqipërinë në mandatin 3

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:55
Bozo e Çomo

Nga sheshi Skënderbej, ku u hap fushata e PS-së, dy kandidatet e para në listë për Tiranë, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo u shprehën se kjo parti duhet të marrë një mandat të tretë pasi ka bërë dhunë për vendin dhe se është një parti që nuk kanë fjalë, por vetëm punë.

Çomo: Unë do të përfaqësoj të gjitha bluzat e bardha. Ju afrova skuadrës socialiste të PS dhe skuadrës, por unë nuk jam politikane, jam profesioniste dhe do ta vazhdoj luftën time në betejën me covidin.

Jam bashkuar me skuadrën e PS-së me bindje sepse kam parë njerëz të palodhur që nuk kanë llafe, por vetëm punë. Unë nuk kërkoj që ta marr votën për vetën, por kërkoj që të votohet Ogerta si një grua dhe si një ministre ka bërë një punë të palodhur dhe të paepur.

Bozo: Populli do të dija ta bëjë zgjedhjen e duhur dhe do të dijë që të votojë PS-në. Në këto 8 vite ka arritje të dukshme, është rritur niveli i jetës, shërbimit dhe në gjithë fushat e tjera. Nga çfarë është arritur të krijohet bindja që kjo forcë politike me këtë vizion, ne do të arrijmë reforma dhe ndryshime edhe më të mëdha nga këto 8 vite.

Gjithë programi i PS-së është i bazuar në llogari shumë të sakta dhe në energjinë e të rinjve dhe popullit. I ftoj të gjithë njerëzit, sepse jam e bindur në zgjuarsinë e tyre, për të votuar këtë forcë politike që i ka vënë detyrë vetes të eliminojë pandeminë dhe dëmet nga tërmeti, duke e rilindur Shqipërinë që u shkatërrua nga një forcë natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat