Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët e të ngjitemi drejt mandatit të tretë, paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë

Shqipëria

Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët e të ngjitemi drejt mandatit të tretë, paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:58
Edi Rama

Kryeministri Rama reshtoi disa nga arritjet e qeverisë së tij në këto 8 vite sipas tij, duke thënë se prandaj i duhet edhe një mandat tjetër.

Rama u shpreh se njerëzit kanë të drejtë që të jenë të pakënaqur dhe prandaj duhet që punën të mos ndalen nga PS-ja.

Sipas Ramës, mandati i tretë duhet që biznesi i vogël të ketë taksa zero deri në vitin 2029 dhe që paga minimale të shkojë deri në 400 mijë lekë.

Rama: Ne kemi rifituar të gjithë vendet e punës që humbëm gjatë gjithë pandemisë. Nga viti 2013 deri në vitin 2020 kemi rritur më shumë 200 mijë vende pune. Nuk është se kemi bërë ndonjë mrekulli. Qytetarët kanë shumë të drejtë që janë të pakënaqur dhe të mërzitur sepse puna është larg së qeni e mbaruar. Ne kemi rritur pagat si asnjëherë më parë, por të gjitha këto nuk mjaftojnë në mënyrë që njerëzit të mos jenë të mërzitur. Por s’mund të kthemi mbrapa, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ngjitemi. Këtë fuqi e kemi vetëm ne, sepse kjo fuqi vjen nga mbështetja e shumicës së shqiptarëve që vetëm ngjiten pavarësisht pakënaqësisë.

Ne jemi për ata këtu dhe për ata e duam mandatin e tretë. Ne jemi këtu për të garantuar biznesin e vogël që deri në vitin 2029 taksat dhe tatimi do të jenë zero. Edhe ata që e kanë pagën minimale 300 mijë lekë, kanë të drejtë të ankohen në mënyrë që paga minimale të bëhet 400 mijë lekë. Duhet mandati i tretë që të gjithë shqiptarët që punojnë këtu dhe marrin 400 mijë lekë të mos paguajmë më asnjë taksë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat