Babai i Klodian Rashës shkon të përballet në gjyq me vrasësin e të birit

Shqipëria

Babai i Klodian Rashës shkon të përballet në gjyq me vrasësin e të birit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:08
Klodian Rasha, Nevaldo Hajdaraj

Pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për Nevaldo Hajdaraj, efektivin që vrau të riun Klodian Rasha. Mësohet se në Gjykatë ka mbërritur edhe Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit që u vra tragjikisht.

Prova kryesore e prokurorisë në zbardhjen e ngjarjes ishin pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë në zonë, mes të cilave edhe ajo që ka regjistruar momentin e të shtënave. Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se, pasi ndiqet nga punonjësit e policisë për disa metra, Rashaj është kapur nga ana e efektivit Hajdaraj pak hapa larg vendit të ngjarjes.

Sipas pamjeve, Hajdaraj e ka kapur nga duart të riun dhe ka pasur mundësinë të shikojë nëse kishte apo jo armë. Por, pasi ka shpëtuar dhe tentuar të largohet, drejt të riut është hapur zjarr. Hetimi i ka dhënë fund edhe dyshimeve të ngritura pas ngjarjes lidhur me një pistoletë të gjetur gati 200 metër larg vendit ku u qëllua Rasha, në trajektoren e ndjekur prej tij kur u ndoq nga policët. Sipas prokurorisë, në armën tip “Zoraki”, e gjetur në një pellg me ujë, nuk u gjet asnjë gjurmë gishtash, apo mbetje genetike, që mund ta lidhte atë me Klodian Rashën.

Pas ngjarjes, efektivi Hajdaraj u dyshua për akuzën e “vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshëm”, por pasi u provua se 25-vjeçari Rasha ishte i paarmatosur, prokuroria ndryshoi qëndrim duke e akuzuar për “vrasje me dashje”.

Image
Qazim Rasha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat