Librazhdë/ 60-vjeçari me Covid-19 preu damarët, mjekohej në shtëpi bashkë me gruan dhe motrën

Shqipëria

Librazhdë/ 60-vjeçari me Covid-19 preu damarët, mjekohej në shtëpi bashkë me gruan dhe motrën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:04
Librazhdë

Një 60-vjeçarnë fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët. Mësohet se Xhevahir Shkurti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij.

Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia.

Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.

Burri u gjet pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat