Nis në “Air Albania” vaksinimi i të moshuarve me Sputnik V

Shqipëria

Nis në “Air Albania” vaksinimi i të moshuarve me Sputnik V

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Vetëm dy muaj pasi kryeministri Rama refuzoi Moskën për vaksinat ruse, sot ka filluar në Air Albania procesi i vaksinimit me vaksinën Sputnik V.

Në stadium ditën e sotme janë paraqitur të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Më herët ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që pohoi se me 10  mijë dozat dhuratë nga Emiratet e Bashkuara do të shpërndahen për të moshuarit për këtë fashë moshe.

Manastirliu: Me dozat që erdhën dje, që mbërritën  nga Emiratet e Bashkuara arabe  do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve 80+, pra sa më shumë ta zgjerojmë fashën e të vaksinuarve.

Sasi prej 10 mijë dozash ruse anti-Covid, sipas kryeministrit Rama ishin dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë deri më tani janë rreth 50 mijë persona që janë vaksinuar me 1 ose 2 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat