“Të gjithë bashkë më 25 prill”/ Basha takime me banorët në njësinë 11

Shqipëria

“Të gjithë bashkë më 25 prill”/ Basha takime me banorët në njësinë 11

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:44
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11 në kryeqytet, ku u njoh nga afër me situatën ekonomike të qytetarëve dhe biznesit në këtë zonë të Tiranës.

Sipas tij, situata ekonomike dhe sociale në këtë zonë është shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

“Ai më mat taksën mua e më thotë, unë taksat i kam zero. Ja taksat e bashkisë që derdhen për një vit. 170 mijë lekë me tre metër katror vend. Ja me kasë me të gjitha. Me të gjitha rregullat. Vetë i pesti këtu. Kam me qira këtu, qira në shpi, me kalamaj me të gjitha dhe s’do t’ia dijë i biri i botës”, u shpreh një qytetar.

Basha theksoi se kjo situatë do të ndryshojë më 25 prill dhe kërkoi bashkimin e të gjithëve për të votuar më 25 prill

“25 prilli është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutinë e votimit me 25 prill”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat