Regjistrimi i pronave në Vlorë, pas Gjilekës nis procesi në Dhërmi e Vuno, Lame sqaron hallin e kushëririt të Ramës

Shqipëria

Regjistrimi i pronave në Vlorë, pas Gjilekës nis procesi në Dhërmi e Vuno, Lame sqaron hallin e kushëririt të Ramës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:42
Artan Lame

Vlora është konsideruar një nga zonat e nxehta sa përket situatës në Hipoteka, ku kanë dhënë dorëheqjen disa kryeregjistrues në një kohë të shkurtër kohe.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është ndalur në fshatin Gjilekë ku ka deklaruar përfundimin e hartës dhe kjo në konsensus me banorët.

Tashmë procesi do të nisë në Dhërmi dhe Vuno.

Lame: Ka vendime gjykate që i mbivendosen pronave. Kjo është formula që do të vijojë në të ardhmen dhe për fshatrat e  tjera, më i afërti është Dhërmiu dhe Vunoi.

Lame i ka kthyer përgjigje dhe personit që iu prezantua kryetarit të opozitës si kushëri i kryeministrit Edi Rama.

Lame: Rasti në fjalë nuk është çështje mbivendosje pronash, nuk është çështje regjistrim pronash, është çështje problematike regjistrimi.

Sa i përket ndryshimeve më të fundit në Kadastrën e Vlorës, Lame u shpreh se Klodian Trozi është larguar me vullnet të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat