Nisja e fushatës elektorale, Ardi Veliu i jep urdhër të gjithë drejtorëve dhe shefave të komisariateve në vend

Shqipëria

Nisja e fushatës elektorale, Ardi Veliu i jep urdhër të gjithë drejtorëve dhe shefave të komisariateve në vend

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:51
Ardi Veliu

Me çeljen e fushatës elektorale, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka dhënë urdhër të gjithë drejtorëve të policive vendore dhe shefave të komisariateve në vend.

Ai ka urdhëruar të gjithë që të qëndrojnë çdo ditë të javës në punë.

Edhe drejtorët apo shefat të cilët punojnë larg vendbanimit të tyre, gjatë kësaj periudhe nuk do të largohen nga vendi i punës në fundjavë.

Largimi i tyre, do të lejohet vetëm në rastet nëse kanë nevoja të veçanta dhe u duhet me patjetër që të largohen nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat