Rama ‘detyron’ socialistët të pinë ujë në një shishe, pas akuzave se PD hapi virusin në miting

Shqipëria

Rama ‘detyron’ socialistët të pinë ujë në një shishe, pas akuzave se PD hapi virusin në miting

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Krujë, ku dhe ka vizituar ujësjellësin e ri të qytetit.

Rama, gjatë vizitës ka provuar edhe ujin, por ajo që bie në sy është se Kryeministri, mesa duket ka harruar se pandemia është nëpër këmbë dhe ka pirë ujë në një shishe me politikanët që e shoqëronin.

“Na gjeni një shishe bosh”– thotë Rama.

Rama ka marrë shishen që i është ofruar, dhe e ka mbushur te rrubineti. Pasi ka pirë vetë, ai i ka kaluar shishen dhe Milva Ekonomit, Ministre e Bujqësisë.

Po në të njëjtën shishe ka pirë edhe Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi. Rama, i ka thënë këtij të fundit që të mbajë shishen dhe të ia çojë Partisë Demorkratike.

“Maje ta kesh, vendosja dhe tapën dhe çoja Partisë Demokratike”– tha Rama.

Pas kësaj, kryeministri Rama i patrazuar vuri maskën anti-Covid.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Rama akuzoi PD, lidhur mitingun e hapjes së fushatës se po përhapte Covidin ndër njerëzit që kishte grumbulluar.

Por siç duket shefi i qeverisë nën “ethet” e zgjedhjeve i ka dalë situata nga kontrolli në përpjekje për të promovuar ujin e Krujës së bashku me investimin e qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat