Rama, fushatë me kafe dhe raki në Shijak: Pa gratë jemi si shtëpitë pas tërmetit

Shqipëria

Rama, fushatë me kafe dhe raki në Shijak: Pa gratë jemi si shtëpitë pas tërmetit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:10
Edi Rama

Edi Rama ka vënë Durrësin dhe Vlorën  përballë njëra-tjetrës për të luftuar për krysocialistin.

Shijaku është zgjedhur nga Kryeministri për të vijuar fushatën e rindërtimit, nga ku ai ka dorëzuar çelësat e dy shtëpive të rindërtuara.

Për t’u ndjerë sa më pranë banorëve të kësaj zone, të cilët do të votojnë në 25 prill, Rama nuk ka refuzuar të ngrejë dolli me raki.

8 vite në pushtet i kanë dhënë zakonin e të parit të shtëpisë, për këtë arsye ja dha vetës mundësisë për t’i bërë moral kryefamiljarit se si të sillet me gruan e tij.

“Ti pa këtë, unë pa atë që kam, këta pa ato që kanë jemi si shtëpia jote pas tërmetit.Të mbaruar komplet”.

Për të fituar simpatinë e grave në Shijak, Rama i tregon kamarierit manualin se si duhet të shërbejë.

“Beqareve në fillim, pastaj grave të martuara, pastaj vajzave, pastaj burrave.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat