Basha nxjerr foton me të rinjtë nga Elbasani: Në 25 Prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton

Shqipëria

Basha nxjerr foton me të rinjtë nga Elbasani: Në 25 Prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Elbasanit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet më 25 Prill.

I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi, Basha është ndalur tek disa nga pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike, që prekin ndjeshëm të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.

Nuk ka vonuar një postim nga ana e kryedemokratit në rrjetin social “Facebook”, ku duket krah tyre, i qeshur, teksa bën një selfie.

“Qytetarët e Elbasanit e dinë tashmë: në 25 Prill Rama humb dhe Shqipëria fiton”, – shkruan Basha krahas fotos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat