Vdekja e Bashkim Finos, Taulant Balla shpërthen në lot ‘live’ në emision

Shqipëria

Vdekja e Bashkim Finos, Taulant Balla shpërthen në lot ‘live’ në emision

Më: 29 mars 2021 Në ora: 08:52
Bashkim Fino

Një lajm tronditës jo vetëm për skenën politike shqiptare, por ndarja nga jeta e deputetit socialist Bashkim Fino, ka qenë e papritur për të gjithë.

Këtë lajm të hidhur, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e mori teksa ishte ‘live’ në emisionin  “Koha për t’u zgjuar”.

Teksa gazetari Bashkim Hoxha i dha lajmin në studio, Balla u përlot dhe ishte e vështirë të jepte një mesazh ngushëllimi.

“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribuues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla.

Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat