Humbi betejën me Covid-19, sot mbahen homazhe në nder të Bashkim Finos në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Humbi betejën me Covid-19, sot mbahen homazhe në nder të Bashkim Finos në Pallatin e Kongreseve

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:55
Bashkim Fino

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kryejë homazhe këtë të hënë të 29 marsit në nder të deputetit Bashkim Fino, i cili u nda sot nga jeta, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Kuvendi bën me dije se homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30.

Ish kryeministri Bashkim Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare më 29 mars 2021.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat