Sherri në Durrës, kush është i plagosuri që e goditën me thikë afër zemrës

Shqipëria

Sherri në Durrës, kush është i plagosuri që e goditën me thikë afër zemrës

Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:55
Durrës

Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit një i ri u qëllua me thikë. I plagosuri është Endri Nekaj 27-vjeç.

Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nekaj është plagosur pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, pasi nuk e ka kaluar rrezikun.

Për ngjarjen që ndodhi rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti, policia shoqëroi autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat