Patozi-Gjekmarkajt: “Në 2017-ën i qaheshe Edi Ramës për Lulzim Bashën pse nuk të vuri në listë”

Shqipëria

Patozi-Gjekmarkajt: “Në 2017-ën i qaheshe Edi Ramës për Lulzim Bashën pse nuk të vuri në listë”

Më: 30 mars 2021 Në ora: 00:39
Patozi-Gjekmarkajt

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” ka ndodhur një debat me tone të ashpra midis Astrit Patozit dhe Agron Gjekmarkaj, ku të dy nuk i kanë kursyer akuzat dhe ofendimet ndaj njëri tjetrit.

Fillimisht ka qenë Patozi ai që ka akuzuar kandidatin e PD se në vitin 2017 i dërgonte mesazhe kryeministrit Rama ku i ankohej për Lulzim Bashën, ndërsa më pas Gjekmarkaj i është drejtuar me terma fyes Patozit.

Patozi: Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës

Gjekmarkaj: Po sillesh si ordiner. Mua mos ma ço gishtin fare se s’të llogaris fare si burrë. Mos shpif! Unë nuk e kam për turp për marrëdhëniet me Edi Ramën, kam pirë edhe verë pas emisionit. Mos mu hiq mua si garip. Ti ke qenë gjithë jetën mediokër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat