Abuzoi seksualisht me gruan me aftësi mendore të kufizuara dhe e la shtatzëne, lihet në burg 20-vjeçari

Shqipëria

Abuzoi seksualisht me gruan me aftësi mendore të kufizuara dhe e la shtatzëne, lihet në burg 20-vjeçari

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Gjykata ka lënë në burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43-vjeçaren me probleme mendore.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia arrestoi Karunin, pasi 43-vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi 6 muajshe shtatzënë. Kjo e fundit deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Nga informacionet bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren.

Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës. Gjyqtare e çështjes ka qenë Luljeta Kole ndërsa prokurore Odeta Todorushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat