Basha para naftëtarëve të Ballshit: Paratë do t’i merrni, do ua nxjerrim nga hundët atyre që i vodhën

Shqipëria

Basha para naftëtarëve të Ballshit: Paratë do t’i merrni, do ua nxjerrim nga hundët atyre që i vodhën

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:19
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zotuar para naftëtarëve në Ballsh se do të marrin paratë e tyre.

Gjatë takimit me naftëtarët, të cilët disa muaj më parë ishin në grevë urie për shkak të pagave të prapambetura, Basha premtoi se me qeverisjen e tij do të ketë transparencë. Basha tha veç të tjerash se do t’i japin fund pandëshkueshmërinë, ndërsa theksoi se zyrtarët do të kontrollohen.

“Ju shoh në këmbë, herën e fundit ishin të shtrirë. Ju shoh edhe me shpresë. Është diçka më shumë, është një frymë ndryshimi. Luftë prej dekadash që është zhvilluar këtu për pasurinë e kësaj toke dhe kanë përfituar një grusht njerëzish. Përmes shfrytëzimit të punës suaj dhe naftës shqiptarëve kanë vënë pasuri.

Ky problem sigurisht që ka zgjidhje. Problemi i rafinerisë është një problem politik. Është krijuar nga politikanët për të përfituar me një grusht dallaveraxhinjsh. Nuk dua të lë jashtë vëmendjes dhe sakrificën e grave tuaja. Ishte akti i fundit futja e tyre në grevë urie dhe u duku sikur filloi të lëvizte diçka. Ju jeni kaq të forta saqë arritën që me forcën tuaj ta shtynit problemin përpara. Nuk e zgjidhët plotësisht  por e shtytë përpara. Një grua e fortë është esenca e forcës së Mallakastrës.

Që këto të zeza të mos përsëriten është kushti q politika të mos i futet kësaj çështje me mendimin çfarë do të përfitojnë. Të vijnë këyu të vetëdijshëm që pasuri e jashtëzakonshme nuk u takon atyre.

Gjëja e parë që u premtoj është transparenca. E dyta dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Nuk do të ketë mbrojtje, por në disa lupa siç i takon të jenë zyrtarët që merren me arin e zi. Do të ballafaqohen me nivelin më të lartë të kontrollit. Është jo garanci që u jap sot. Dua që kur të vij herën tjetër ta shoh atë portë, t’ju shoh në sy me garancinë e bërë realitet.

Ato para do ti merrni si detyrim. Ky është premtimi im, dhe zotohem edhe para taksapagusve asnjë qindarkë nuk do të paguhet nga xhepat e taksapaguesve. Do ua nxjerrim nga do ku i kanë, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që ua kanë vjedhur me të padrejtë”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat