Vasili: Po bëhet reklamë elektorale me vaksinat, Rama i detyrohet shqiptarëve 140 milionë euro

Shqipëria

Vasili: Po bëhet reklamë elektorale me vaksinat, Rama i detyrohet shqiptarëve 140 milionë euro

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:02
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Rama se po bëhet reklamë elektorale me vaksinat e qytetarëve.

Sipas Vasilit, për t’u kuruar nga COVID kanë dalë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë plot 140 milioë euro.

“Rama ju detyrohet 140 milion euro shqiptarëve, që kanë paguar për t’u kuruar nga COVID!”, shkruan Vasili në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Më tej numri 2 i LSI-së vijon: “Pacipësisht Rama dhe rilindasit bëjnë reklama elektorale për Partinë Socialiste me vaksinën e COVID, a thua se vaksinat janë të rilindjes dhe jo detyrë ndaj të gjithë qytetarëve pavarësisht se kë ata votojnë.

Dhjetra e dhjetra mijë qytetarë kanë paguar miliona lekë për tu kuruar për COVID dhe nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria e Ramës.

140 milion Euro kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve për tu kuruar nga COVID.

Po për 140 milion eurot Rama dhe rilindasit nuk bëjnë as reklama as spote pavarësisht se dhjetra mijra shqiptarë janë zhytur në borxhe deri në fyt.

Çdo ditë qindra e mijra shqiptarë vazhdojnë të hyjnë në borxhe pasi qindra infektohen përditë, pavarsisht nga ulja drastike kriminale e testimeve për COVID!

Turma dhe grumbuj me dhjetra të moshuar, që rrezikojnë të infektohen, qëndrojnë në mes të sheshit dhe presin për vaksinim!

Dhe kanë fytyrë e gjobisin mijra qytetarë për grumbullime.

Nga ana tjeter ju injektojnë qytetarëve Vaksina:

1.pa siguri mjeksore të provuar.

2. të paçertifikuara nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave) dhe nga  FDA Amerikane.

3.Me mbulim shume të ulët vetëm 50%.

4.Të blera në Turqi dhe Emiratet duke refuzuar në mënyrë të dyshimtë të bashkëpunimin direkt me prodhuesit e vaksinave në Kinë dhe Rusi megjithë gadishmërinë publike të Ambasadave përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat