“Vaksinimi po përdoret për fushatë politike, edhe pse po bëhet me taksat e popullit”

Shqipëria

“Vaksinimi po përdoret për fushatë politike, edhe pse po bëhet me taksat e popullit”

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:58
Jonila Godole

E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogia Jonila Godole u shpreh se mazhoranca po e përdor vaksinimin për fushatë dhe politikë.

Godole: Njëra palë e përdori mirë pandeminë. Fushata e pandemisë është një përdorimi politik i padrejtë si një lloj asi nën mëngë që mazhoranca e ka pasur për ta përdorur për fushatë, këtu po shoh një fushatë vaksinimi, që në çdo vend normal të botës bëhet me taksat e popullit, dhe duke e vendosur këtë në qendër si një luftë dhe për vdekjen, kjo e ka kthyer fushatën në një lojë të pandershme.

Duhet të ishim në një lojë me më shumë argumente se opozita është në kurth në këtë rast. Kur e thotë opozita, se ndërkohë që është krijuar ajo përshtypja se kemi një shpëtimtar që po na shpëton si me një gjë të ardhur nga qielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat