Vrasjet që kanë tronditur Elbasanin, gazetari zbulon grupet e rrezikshme kriminale jashtë qytetit

Shqipëria

Vrasjet që kanë tronditur Elbasanin, gazetari zbulon grupet e rrezikshme kriminale jashtë qytetit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:36
Elton Qyno

Elbasani është një prej qarqeve me nivelin më të lartë të kriminalitetit në Shqipëri. Dhjetëra ngjarja kriminale dhe vrasje të bujshme nuk janë zbardhur ende.

Gazetari Elton Qyno tha në OPEN se vrasjet në Elbasan kanë ndodhur për hakmarrje dhe se familja Çapja ka 4 fronte lufte.

Sipas gazetarit të kronikës, përveç Elbasanit, jane tre grupe të rrezikshme kriminale në periferi të qytetit.

“Është një familje që ka 3-4 forte lufte. Është e vështirë për t’i drejtuar dikujt gishtin. Në qytetin e Elbasanit ka 3 grupe kriminale të rrezikshme, por jashtë qytetit janë 3-4 grupe kriminale më të fuqishme. Disa janë në Rrogozhinë.  Vetë ata nuk e dinë se me kë e kanë”, tha Qyno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat