Gjyqtarja Enkeleida Hoxha në qeli, i refuzohet lirimi për të katërtën herë

Shqipëria

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha në qeli, i refuzohet lirimi për të katërtën herë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:12
Enkeleida Hoxha

Refuzohet për herë të katërt ndryshimi i masës së sigurisë për gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë në burg.  Gjykata e posaçme e apelit nuk mori parasysh kërkesën e avokatit.

Ky i fundit pretendoi se kjo masë ka përkeqësuar gjendjen e fëmijëve të gjyqtares.  Mbrojtja kërkoi edhe rihapjen e hetimit gjyqësor për realizimin e aktit mjeko-ligjor për fëmijën autik të Hoxhës, por një gjë e tille u refuzua nga Apeli.

Pas këtij vendimi i ati i  gjyqtares, paralajmëroi se do të ndërmarrë akt ekstrem nëse vazhdon e njëjta situate. KLGJ e shkarkoi gjyqtaren pasi u konkludua se ajo cenoi parimin e paanësisë së gjykimit, nuk respektoi kriteret për amnistinë dhe se në 5 procese kishte mungesë në arsyetimin e vendimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat