‘Ka plasur lufta e ujqërve në PS’, analisti i njohur zbërthen prapaskenat në selinë rozë

Shqipëria

‘Ka plasur lufta e ujqërve në PS’, analisti i njohur zbërthen prapaskenat në selinë rozë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:02
Edi Rama

I ftuar në emisionin ‘Arena’, analisti Poli Hoxha u shpreh se hartimi i listave të PS-së ka qenë një zgjidhje e zgjuar dhe se ka plasur një luftë mes atyre që i quan si ujqër në këtë parti.

‘Ka plasur lufta e ujqërve në PS. Hartimi i listave lëvizje e zgjuar nga Rama. Rama u tha “mamuthëve” ju do rrini te gardhi.

Te zona e mbijetesës ose do shkrish dhjamin tënd ose do hash brenda llojit.

Nën rrogoz kandidatët thonë më voto mua, në djall numri PD. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë që po ndodh.’-tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat