Çështja e vaksinimit, Manjani dhe Godole: Po përdoret për fushatë

Shqipëria

Çështja e vaksinimit, Manjani dhe Godole: Po përdoret për fushatë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:02
Jonila Godole

Pjesa e vaksinave po përdoret për fushatë elektorale nga mazhoranca aktuale. Kështu u shpreh në emisionin “Baromteri Politik” në Euronews Albania, drejtuesja e IDMC-së, Jonila Godole.

Sipas saj, që në muajin shkurt, mazhoranca ka nisur të shpërndajë vaksina në qarqet ku ajo ka një mbështetje elektorale më të madhe në krahasim me kundërshtarët politikë.

“Përse nuk më habit që 66 % mendojnë se PS është e mirë. Vaksinat në Fieri ka filluar më 19 shkurt. Vaksinat e para kanë qenë në Fier, Vlorë, pak në Shkodër dhe Tirana. Duket strategji shumë e pastër. Kur ti e sheh, shumë javë më pas ti e kupton se nuk është e rastësishme, por ka qenë një strategji e pastër në zonat e tyre, në zonat në të cilat kanë bastione dhe duan të fitojnë më shumë vota duke ia marrë ato LSI dhe në thelb është një lojë e padrejtë në këtë fushatë që ti i kërkon opozitës të bëjë diçka, kur e gjithë fushata elektorale është fokusuar jo tek pandemia, por tek vaksinat. A thua sikur kryeministri i ka sjellë vaksinat me paratë e veta”, tha  Godole.

Ajo thotë se qeveria po abuzon me pushtetin pasi duket qartë se po përdor vaksinimin për garën e 25 prillit.

“Menaxhimi kur kalojnë muaj reduktohet tek zgjidhja e problemit, unë shoh një strategji të pastër, që vaksina është përdorur për fushatë elektoralë dhe është shpërndare me pikatore, dhe është shpërndarë në ato zonat që PS i interesonte. Është abuzim i pastër me pushtetin dhe nuk mund të përdoren për fushatë. Është detyrë e kryeministrit, qeverinë për të siguruar këtë vaksina”, tha ajo.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se kryeministri Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në rënie të lirë, me qëllim që qytetarët të imunizohen duke u infektuar nga virusi Covid-19.

“Unë do ta mbështesja shumë sot Ramën nëse do kishte një sinqeritetit për të pranuar vendimin burrëror që ka marrë në Shqipëri. Edi Rama ka marrë një masë shumë të fortë, jashtë mase shumë të fortë, që nuk do gazonte lider ta merrte, që të linte Shqipërinë në rënie të lirë, pra të infektonte popullin drejt imunizimit të tufës. Kjo ka  ndodhur në Shqipëri. Nuk kemi arritur pikun dhe kjo ka kaluar me një kosto të madhe financiare. Shqiptarët po imunizohen duke u infektuar, dhe shumë shpejt do kuptojmë se nuk kemi nevojë për vaksina se na ka vaksinuar virusi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat