Rama në qendrën e vaksinimit në Poliçan, ja si e presin të moshuarit

Shqipëria

Rama në qendrën e vaksinimit në Poliçan, ja si e presin të moshuarit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qendrën shëndetësore në Poliçan, ku po vaksinohen të moshuarit me vaksinën kineze.

Rama ka përshëndetur pensionistët që po bënin vaksinën, ndërsa një e moshuar nuk i ka kursyer lëvdatat për këtë proces.

PJËSË NGA BISEDA

E moshuara: Përshëndetje zoti kryeministër. Buzëqesh Shqiëpria, buzëqeshim edhe neve. Bravo. Vetëm ju na bëtë me krah që na e hoqët këtë stres. E provova se ça ishte covid
Rama: Kur e kaluat?
E moshuara: E kalova në tetor, në gjendje të rëndë thuajse. Tani na gëzuat me ardhjen e vaksinën, jam e tërë dhe e gjerë tani me vaksinën. Ço njeri do e kaloj me sukses. Faleminderit
Rama: Të jeni mirë me shëndet
E moshuara: Faleminderit. Mbarësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat